Euro2024/ ‘Baza’ e Kombëtares shqiptare në Gjermani vishet kuqezi

Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimin e këtij viti 2024, Gjermania ka filluar t’i japë jetë motiveve të Euro 2024-s, aktiviteti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër. Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Europiani, pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë duke qenë se u kualifikuam të parët e grupit tonë, duke lënë pas skuadra më të mëdha si Republika Çeke dhe Polonia. Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, SportCentrum Kaiserau dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori. Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro. Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Europianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg. Përpara ndeshjeve zyrtare Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Kilin në Parma të Italisë dhe në Solna përballë Suedisë.

sfidanti.al