Merkatoja e verës pritet që të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e Rei Manat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është treguar i pandalshëm para portave kundërshtare në këtë edicion me Sivaspor dhe pas 14 rrjetave të tundura në kampionat, po aq sa Ikardi, ofertat për të nuk mungojnë. Klubi i ka vënë një çmim prej 15 milionë eurosh kartonit të tij, por kjo shifër nuk shqetëson skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij. Për lojtarin ka pasur oferta të ndryshme gjatë muajit të kaluar, por një klub duket i vendosur më shumë se të tjerët për të çuar deri në fund interesimin. Sipas mediave turke, Beshiktashi, në radhët e të cilit aktivizohen edhe Ernest Muçi me Milot Rashicën,po planifikon një tredhëmbësh plotësisht shqiptar për repartin e avancuar në edicionin e ardhshëm, duke i shtuar edhe Manajn. Klubi e kishte piketuar sulmuesin që në janar, sidomos pasi e pa të shënonte pikërisht kundër bardhezinjve në kampionat. Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit kanë bërë gati që tani pikërisht shifrën prej 15 milionë eurosh për sulmuesin e Kombëtares, për të finalizuar transferimin e tij në verë. Në Turqi janë të bindur se një shifër e tillë është cilësuar si “okazion” për Beshiktashin, duke parë formën dhe përshtatjen e Manajt në kampionatin turk, ku me një skuadër më cilësore, pritet të jetë edhe më rezultativ para portës.
sfidanti.al