Etrit Berisha, ndër 5 portierët me pritjet më të shumta në Europë!

Në vend të parë është një tjetër, dhe nuk ka asnjë problem. Aitor Fernandez i Levantes është shpëtimtari më i madh në ligat kontinentale, deri tani në futboll, dhe skuadra spanjolle duhet t’ia dijë shumë për nder. Aitori ka bërë plot 126 pritje. Jo shumë prapa Jan Zomer i Borusias së Mynshengladbahut që ka arritur në 123 në Bundesligë. Më pas vjen Martin Dubravka i Njukasëllit të Premier Ligë, Rafael Gikievic me 110 tek Unioni i Berlinit në Bundesligë, dhe ja ku kemi Etrit Berishën, numri 1 të kombëtares shqiptare. Djaloshi nga Kosova ia ka dalë ta shpëtojë SPAL-in e Ferrarës plot 107 herë, duke qenë portieri me më shumë pritje gjatë këtij sezoni në Serinë A. Më shumë se Shezni, Donaruma, Handanoviçi apo edhe patrioti i tij, Tomas Strakosha i Lacios. Berisha lë pas Bernd Lenon, gjermanin e Arsenalit që është në kuotën 104, ndërsa kampionatet do të vazhdojnë, besohet deri në fund.

Sfidanti.al