Zidani paska qenë shumë me nerva pas ndeshjes ndaj Eibarit!

E bëri dy herë, kur pati një ndërprerje për të pirë ujë, dhe në fund të përballjes. Zinedin Zidan, trajneri i Realit, u shpreh shumë i pakënaqur me lojtarët e tij për lojën që ata zhvilluan në pjesën e dytë, duke i lejuar Eibarit gati që të kthehej në ndeshje. Burime në skuadrën madrilene tregojnë për “Markën” se Zizuja nuk e fshehu mërzitjen e tij, dhe e tregoi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Trajneri nuk mendoi se rënia pas pushimit ishte për shkaqe fizike, por për përqëndrimin. Ai u kujtoi yjeve të tij se një gjë e tillë u ndodhi ndaj Levantes, kur ishin 3-0 në pjesën e parë dhe ndeshja u mbyll 3-2, si dhe ndaj Granadës, kur ishin sërish 3-0, u arrit në 3-2 dhe u mbyll 4-2. “Ndaj ekipeve më të fortë mund të na kushtojë që të lemë pikë”, – theksoi Zidani.

Sfidanti.al