Liverpul, dëgjoje një mjeshtër fitoresh si Geri Nevil: Të jesh më lart vitin tjetër!

Nuk është nga ata që ia do të mirën, të paktën nuk ka dëshirë që të kuqtë të fitojnë e të lenë në hije atë që bëri Mançester Junajtidi i tij. Gjithsesi, Geri Nevil sot është një opinionist futbolli, jo një lojtar i “djajve të kuq”, ndaj ai flet nga një pozicion i tillë, duke vlerësuar se çfarë duhet të bëjë Liverpuli që të mbetet në maja, dhe të konkurrojë për tituj duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

“Liverpuli fitoi Championsin vjet dhe Premier Ligën sivjet e ka thuajse të fituar, – deklaroi Nevili, – por, skuadra duhet të përmirësohet, dhe ka mundësi që të përmirësohet. Kur ishim tek Junajtidi, na thoshin se çdo vit duhej të përmirësoheshim, si gjendje fizike dhe taktike. Vetëm kështu mund të fitosh. Liverpuli duhet ta ketë parasysh sepse Mançester Siti vitin e ardhshëm do të reagojë. Lojtarët e Liverpulit, si Van Dajk, Aleksandër-Arnold, Salah, Firmino, Mane mund të bëhen edhe më të mirë”.

Sfidanti.al