Premier League dhe coronavirus; një lojtar pozitiv te Norwich

Një futbollist i Norwich City është një nga dy personat që rezultuan pozitiv me Coronavirus pas raundit të fundit të 1200 testeve të kryera në futbollin anglez në prag të rifillimit të Premier League. Testet u kryen të enjetn dhe të premten me Norëich që mundi Tottenham 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium pikërisht të premten.

Ndërsa skuadra e Mourinhos  konfirmoi se nuk kishte asnjë rast pozitiv dhe shpjegoi se futbollisti i Norwichit  nuk ishte në kontakte të ngushta me ekipin londinez. Futbollisti, emri i të cilit nuk u bë publik, do të qëndrojë në izolim për 7 ditë. Premier League do të nisë në 17 qershor me dyer të mbyllura dhe Norëich që është në vendin e fundit do të luajë në 19 qershor në Norwich. Në total janë kryer 8687 teste për Covid-19 dhe janë regjistruar 16 raste pozitive.

Sfidanti.al