Espanyol qëndron në elitë, Kumbulla: Luftuam deri në fund

Espanyol mundi 2-0 Las Palmas, rezultat ky që i siguroi qëndrimin në elitë. Pas sfidës, mbrojtësi shqiptar i Espanyol, Marash Kumbulla, nuk ka hezituar të bëjë një postimi në rrjetet sociale. “Punë, besim dhe zemër. Luftuam deri në fund…dhe ia dolëm!! Faleminderit, papagaj!”, ka shkruar Kumbulla. Kujtojmë që kartoni i Kumbullës zotërohet nga Roma, skuadër në të cilën ai do rikthehet.

sfidanti.al