Me tre golat e shënuar ndaj Aston Villa-s, Ernest Muçi duket se e ka kaluar testin për të bërë hapin më të madh të karrierës, drejt Premier League. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka tërhequr vëmendjen e Fulham që sipas mediave britanike, mund të trokasin në derën e Legias së Varshavës me një ofertë që do të ndryshonte jetën e sulmuesit të rritur në radhët e Tiranës nga ku u largua më shumë se dy sezone më parë drejt Polonisë. Talenti shqiptar është rasti konkret se si mund ta ndërtojë me djersë e sakrificë karrierën një lojtar që jo rastësisht i ngjit shkallët me kujdes jo vetëm falë talentit por edhe falë durimit e punës.
Nëse do të bëjmë një krahasim me Armando Brojën, Muçi është makina që shkodrani e shikon në pasqyrë tek vjen dhe e parakalon sepse ka pritur gjithmonë aty pas në heshtje duke kuryer karburant por në momentin më vendimtar vendos dy marshe më shumë dhe në këtë rast ndoshta mund të parakalojë edhe të shumëpërfolurin Armando Broja, prej vitesh në vendumëro. Duket se shkodrani nuk do të rritet më shumë dhe momentalisht një shtyllë apo pasim i tij me Chelsean zë më shumë vend se sa dy apo tre gola të Muçit në Poloni por lëvizja e fundit e Fulham mund ta ndryshojë përgjithmonë këtë situatë.
Nga Pirro Bardhyli