E tillë gjendja e dy kampionëve të topit, që kanë pasur dhe kanë probleme me zemrën. Kristian Eriksen, sipas mediave italiane, synon që të kthehet sezonin e ardhshëm tek Interi pasi besohet që mjekët do t’i japin leje që të heqë fibrilatorin e lidhur me zemrën. Në bazë të rregullave në Itali, një lojtar nuk mund të luajë nëse rregullon problemet e zemrës me anë të pajisjeve mjekësore. E kundërt duket gjendja me Kun Agueron (në foto). Ylli argjentinas është plotësisht i pafat pasi, u deshën kaq vite karrierë që zemra e tij të tregonte shenja çrregullimi. Pasi shkëlqeu me Mançester Sitin për vite me radhë, duke fituar trofe e duke u bërë rekordmen i golave, sulmuesi ishte në fushë vetëm për 41 minuta për Barcelonën. Ai u diagnostikua me aritmi zemre dhe mjekët mund ta këshillojnë që të tërhiqet nga futbolli me këto probleme që mund të rrezikojnë jetën.
Sfidanti.al