“Ai është një dhelpër dinake”. Këto ishin fjalët lavdëruese, por edhe pickuese të Jurgen Klopit për Karlo Ançelotin, një ditë para se Liverpuli i tij të luajë në fushën e Napolit. Trajneri i sotëm napolitan bëri lavdërime të mëdha për skuadrën angleze dhe për vetë Klopin, duke i quajtur “një nga skuadrat më të mira të Europës dhe një nga trajnerët më të mirë sot për sot”.
“Më pëlqen shumë Karloja, – tha Klopi sipas mënyrës së tij në konferencën për shtyp, – ai është një djalë fantastik. Siç themi ne në Gjermani, ai është padyshim një “dhelpër dinake” (e zgjuar apo hileqare?). Ai tha fjalë shumë të bukura për Liverpulin dhe për mua personalisht, por unë mendoj se ai nisi menjëherë me taktikën para ndeshjes. Karlo ka kohë në këtë biznes, por gjithashtu edhe unë jam gati për këtë betejë”. Liverpuli, nënkampion i Europës, luan sonte në stadiumin “San Paolo”, ndërsa i ka bërë një fillim të madh sezonit.
Sfidanti.al