Emrin e ka Dajaku, adoleshentin e Bajernit e pëlqen edhe vetë Milani!

Në moshën 19-vjeçare vështirë të kapë një vend në ekipin e parë bavarez, por gjithsesi është një lojtar që ka shumë admirues. Leon Dajaku, futbollisti gjerman me origjinë shqiptare, mund ta gjejë shpejt ekipin e duhur për të pasur minuta në fushë, por mesa duket do të duhet të zgjedhë.

Adoleshenti që luan edhe sulmues, edhe në krah, mund të shkojë tek skuadra tjetër e Bundesligës, Union i Berlinit. Trajneri berlinez, Urs Fisher, ka të dëmtuar dy sulmuesit kryesorë, Maks Kruze dhe Pohjanpalo, ndërsa Auoniji që ka shënuar disa gola, është i huazuar nga Liverpuli dhe mund të largohet në çdo moment. Dajaku do të lehtësonte situatën e Unionit.

Gjithsesi, në skenë ka dalë emri i madh i Milanit dhe flitet se Paolo Maldini e pëlqen futbollistin e Gjermanisë U18. Për Dajakun, sipas mediave gjermane, interesohen edhe Këlni dhe Nisa në Francë.

Sfidanti.al