Emeri si Al Helaifi, rrëfimi i trajnerit për humbjen e PSG-së

PSZH-ja dështoi, edhe një herë tjetër, në një ndeshje të rëndësishme, sidoqoftë, të vështirë, jashtë fushës së vet, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, me Realin e Madridit, në kuadrin e Champions-it, duke u mundur 3-1,kështu që, gjatë revanshit, “të shenjtët” do të kenë një detyrë të veshtirë në Paris – “të kompensojnë” epërsinë prej dy golash të “mbretërorëve”. Trajneri i PSZH-së, Unai Emeri,para ndeshjes, vuri në dukje se ekipi i tij kishte nxjerrë mësimet e nevojshme nga humbja shkatërrimtare në “Kamp Nou” nga Barcelona, por fundi indeshjes tregoi për diçka të kundërt, për një lojë të papjekur në mbrojtje në momentet kyç të ndeshjes. Reali, me golat e Ronaldos dhe të Marselos, në 10 minutat e fundit, siguroi një epërsi të çmuar para duelit të ardhshëm, ndërsa Emeri, mbas ndeshjes, u përpoq të justifikohej, duke ia hedhur fajin për humbjen gjyqtarit Roki.

“Ndjenjat e mia janë shumë të përziera. Kur ne ishim në një situatë më të mirë, goli i barazimit iu dha atyre forcën e nevojshme, pasi gjyqtari dha një penallti të disktueshme. Disa vendime, qoftë edhe të vogla, që dha gjyqtari, nuk ishin në favorin tonë. Më vonë, ne, përsëri, nisëm që ta kontrollonim ndeshjen dhe u bëmë gati të shënonim golin e dytë, por erdhi një nga ato aksionet e rrezikshme të Realit, por, sidoqoftë, goli i tyre i dytë u shënua në një situatë të diskutueshme, pasi pati faull kundër stoperit tonë (aludim për një faull të Ronaldos ndaj Kimpembes) dhe, kështu, Realit iu hap rruga për të arritur fitoren. Euforia solli edhe golin e tretë, por, megjithatë, ne jemi në gjendje që ta përmbysim rezultatin 3-1”, vuri në dukje trajneri i PSZH-së, Unai Emeri.

Sfidanti.al