Bufoni përpiqet të justifkohet për golin… kaqol që pësoi

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, me siguri që do ta mbajë mend gjatë golin e pazakontë që ai pësoi nga Kristian Erikseni që e dërgoi topin nga goditja statike, pikërisht, në qoshen e portës që do të duhej të ishte e mbrojtur nga legjenda e futbollit italian dhe botëror në ndeshjen e parë mes Juventusit dhe Totenhemit që arriti një rezultat mjaft mirë jashtë fushës së vet dhe duke marrë, kështu, rolin e favoritit për ndeshjen revansh në “Uembli”.

Bufoni, një portier me një përvojë mjaft të madhe, pësoi një nga golat më të lehtë, gjatë viteve të fundit, në Ligën e Kampioneve, duke e lejuar veten që të mashtrohej, kur topi nuk u gjuajt as fort dhe as shumë saktë. Thjesht, Bufoni u kap gafil, në hap e sipër, pasi u përpoq të lëvizte në një pozicion që doli i gabuar.

Mbas ndeshjes, Bufoni u përpoq që t’i shpjegonte Bernadeskit se përse e pësoi golin, se ai priste që Erikseni ta dërgonte topin në drejtim të tij sipër murit të barrikadës, sikurse ka bërë edhe në raste të tjera, por, kësaj here, ky futbollist danez e ndryshoi rutinën, duke e befasuar Bufonin që pati një nga reagimet e tij më të këqia gjatë viteve të fundit.

Sfidanti.al