Elita e klubeve europiane refuzon FIFA-n për Kupën e Botës!

Të mos keqkuptohemi, sepse nuk bëhet fjalë për ekipet kombëtare. Klubet kryesore të Europës kanë vendosur të mos firmosin një propozim të FIFA-s që në 2025 të organizohet një Kupë e re e Botës për ekipet, që parashikohet të jetë me 32 pjesëmarrës dhe që duhet të mbahet në SHBA. Besohet se skuadrat kryesore të kontinentit të vjetër si ato spanjolle, angleze, gjermane, italiane apo franceze, e konsiderojnë kalendarin shumë të ngarkuar për të mbajtur një turne të tillë të madh me 32 ekipe. FIFA dëshiron që ky turne i zgjeruar të mbahet çdo katër vjet.

Sfidanti.al