“El Klasiko”, kur nuk shënon Mesi, në “Bernabeu” nuk mundet kush!

Ka luajtur 43 ndeshje, duke qenë lojtari me më shumë paraqitje në këtë duel për Barcelonën, dhe vetëm 1 ndeshje prapa rekordmenit të Realit, Sergio Ramosit. Gjithsesi, Lionel Mesi mban rekordin tjetër, atë të më shumë golave të shënuar në “El Klasiko” me 26, ndaj 18 të Alfredo Di Stefanos dhe Kristiano Ronaldos. Jo vetëm kaq, por ka edhe rekordin e asisteve, plot 14. Gjithsesi, kur ai nuk shënon në “Bernabeu”, askush nuk mund ta  bëjë. Kanë kaluar kohë që kur ia dilnin Ksavi apo Iniesta, pa folur për Ronaldinjon dhe Etonë, dhe Barcelona gjithnjë e më tepër po varet nga kapiteni i saj. Këtë herë, Mesi nuk ishte në formën më të mirë, ai u duk me probleme fizike dhe nuk fitoi thuajse asnjë sprint, duke u ndaluar edhe nga Marselo. Me gjasë, argjentinasi do të kthehet, pasi të jetë në 100 përqindëshin fizik, veçse Barça rrezikon shumë këtë sezon me formën e numrit 10.

Sfidanti.al