Egnatia godet sërish në merkato, si në dalje, ashtu edhe në hyrje. Pasi shitën Isgandarlin në Turqi për 150 mijë euro, klubi rrogozhinas përfiton edhe 300 mijë euro të tjerë nga transferimi i Paulauskas në Ukrainë, madje duke mbajtur edhe 10% të kartonit të tij. Dhe menjëherë është prezantuar blerja e re. Jurguens Montenegro është sulmuesi më i ri i Egnatias. Ai vjen nga Kosta Rika dhe ka firmosur një kontratë afatgjatë. 23-vjeçari pritet të mbulojë boshllëkun në vijën e parë, duke vazhduar traditën e shënuesve që ka pasur Egnatia dy vitet e fundit.
sfidanti.al