Egnatia është eliminuar në turin e parë të Champions League.
Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, rrogozhinasit u shpërfytyruan në Islandë ndaj Breidablik, ku u mposhtën 5-0. Humbje e turpshme për kampionët e Shqipërisë, që do të luajnë në kualifikueset e Confernce League. Drita siguroi një kuakifikim historik. Skuadra nga Gjilani avancoi në turin e dytë, duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që do të luajë në këtë tur. Kampionët fituan 3-2 ndaj Differdange pas triumfit 1-0 në ndeshjen e parë. Në turin e dytë u kualifikua edhe Shkëndija, që mposhti 2-1 ndaj The New Saints, pas shtesave.
sfidanti.al