Regi Lushkja, lojtari i Egnatias, i cili realizoi një gol ndaj Dinamos, komentoi fitoren 2-0. “Të them të drejtën jam i lumtur që ekipi kaloi sfidë shumë të fortë, përballë një ekipi si Dinamo. Ka sulm shumë të mirë, u mbrojtëm mirë dhe shfrytëzuam momentet tona. Luftuam mirë dhe dolëm me sukses. Ne kemi bërë një ecuri shumë të mirë, kemi punuar shumë që të kemi këtë sukses. Profesori na thotë gjithmonë të jemi të uritur, ta marrim çdo ndeshje si finale. Dhe Dinamo dhe Vllaznia janë të fortë, por ne i shohim të gjithë të barabartë dhe vazhdojmë përpara”, tha fillimisht Lushkja. “Ndoshta për syrin e keq”, tha Lushkja me batutë për kartonin e kuq. “Edhe mekanizmat e skuadrës, edhe meritë e profesorit, stafit, drejtorit, presidentit, të gjithëve që më kanë dhënë besimin. Jam ndjerë shumë i vlerësuar, që ndoshta nuk e kam pasur deri diku te Tirana. Ky mund të jetë çelësi. Ne gjithmonë bëjmë punën tonë, kënaqësi që edhe trajneri i Kombëtares ishte duke na ndjekur. Ne bëjmë punën tonë, mbetet për t’u parë. Ai kartoni i kuq prish punë(qesh).
sfidanti.al