Egnatia humbet një tjetër titullar të rëndësishëm

Egnatia u kualifikua sot për në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndreca la fushën e lojës në pjesën e parë për shkak dëmtimi, ndërsa trajneri Tetova ka zbuluar një tjetër mungesë që do të kenë rrogozhinasit në vijim. “Në momentin e ndërhyrjes së kundërshtarit, është bllokuar pak këmba mbrapa. Të shohim nesër ekzaminimet, por përderisa la lojën mendoj do të jetë diçka serioze”, u shpreh Tetova për Ndrecën. Më pas trajneri i Egnatias tha për mungesën e Aleksit: “Do të mungojë 1 muaj për një ndërhyrje që ka bërë. Mendoj shumë shpejt do të jetë me ekipin javës tjetër”.

sfidanti.al