Sa javë janë luajtur, po aq pikë ka grumbulluar edhe Tirana. Bardheblutë ndodhen në kuotën e 26 pikëve dhe në një situatë të errët këtë sezon, duke rikthyer edhe njëherë “makthet” e kampionatit të vitit 2016-2017, ku kryeqytetasit e panë veten një kategori më poshtë. Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë, Tirana e atij viti pas 26 ndeshjeve të luajtura kishte 30 pikë, katër më shumë sesa bardheblutë e së tashmes. Renditej në vendin e gjashtë dhe jo të nëntë, duke pësuar 11 gola më pak dhe sërish fundi ishte tragjik. E ndodhur në një labirint ku rrugëdalja e vetme janë pikët maksimale, sidomos me rivalët direkt që duhet të ndalen, ekipi i Shkëmbit të rikthyer duhet të japë 200 përqind për të mos përsëritur të njëjtën gjë të 8 viteve më parë, edhe pse këtë radhë arbitrimi nuk e ka me shumë sy të mirë.
sfidanti.al