Olivie Zhiru nuk është ndër lojtarët më agresivë në fushën e lojës, edhe pse futboll kërkon që të jesh agresiv. Gjithsesi, sulmuesi francez nuk mundi të mos irritohej nga sjellja e disa gazetarëve që po e intervistonin pas miqësores së fundit të Francës. Zhiru po i përgjigjej pyetjeve rrethuar nga mikrofonat dhe kamerat, por disa gazarët e humbën durimin sepse dëshironin të mbaronin shpejt me të, dhe të intervistonin edhe Kilian Mbapenë.
Duket se ata e shfaqën hapur padurimin dhe preferencën e tyre, duke e detyruar futbollistin e Çelsit që të ndërpriste intervistën dhe të largohej. “Ju doni të intervistoni atë? – pyeti ai, – shkoni dhe pyeteni”! Kjo, në transmetim direkt në televizionin francez, “RMC Sports” menjëherë pas fitores 3-1 të Francës në fushën e Rusisë. Gazetarët iu lutën Zhirusë që të përfundonte intervistën dhe ai pranoi, por jo pa ua thënë fillimisht disa fjalë qortuese.
Sfidanti.al