Edhe “e plotfuqishmja” Premier Ligë dorëzohet, do të ketë “çati” për rrogat!

Në Gjermani këtë gjë e kanë bërë prej kohësh dhe rezultatet njihen, edhe pse klubet e Bundesligës nuk mund të thuhet se po shkëlqejnë aq shumë. Gjithsesi, me një Bajern që del kampion i Europës dhe pretendon sërish Championsin dhe me një Frankfurt që fiton Ligën e Europës, nuk mund të thuhet që politika e kursimit financiar ka qenë aq e dështuar në vendin e madhe kontinental. Shembullin e Bundesligës duket se do ta ndjekë edhe Premier Liga angleze, kampionati me të ardhurat më të mëdha financiare në botë, madje me diferencë të madhe me Gjermaninë, Spanjën, Italinë e Francën. Siç njoftojnë mediat, klubet e Premier Ligës pritet të vendosin një “çati” për rrogat deri në 70 për qind të të ardhurave vjetore apo të buxhetit. Ky rregull, i mbështetur nga UEFA, do të hyjë në fuqi në 2025.

Sfidanti.al