Alphonso Davies i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke zgjedhur të vazhdojë aventurën me Bayern Munich. Klubi gjerman ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë, duke siguruar shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës deri në vitin 2030.
Lojtari kanadez ishte prej kohësh një objektiv i madh i Real Madridit, që synonte ta sillte në “Santiago Bernabéu” për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes. Megjithatë, Bayern Munich ka bërë një punë të shkëlqyer për ta bindur Davies që të vazhdojë në “Allianz Arena”, duke i ofruar një kontratë të re dhe kushte të përmirësuara. Ky vendim konfirmon besimin e ndërsjellë mes klubit dhe lojtarit, si dhe dëshirën e tij për të vijuar sukseset me ekipin bavarez.
sfidanti.al