E paparë në Argjentinë: Merr dy të verdha në 6 sekonda!

Në futboll, herë pas here, ndodhin skena që është e vështirë që t’i përshkruash me fjalë. Fjala është për një ndeshje në një nga ligat e ulta argjentinase dhe popullaritetin “ndërplanetar” ia garantoi vetes futbollisti Martin Alegre që, me të vërtetë, e “forcoi” ekipin e vet, duke hyrë në lojë.

Futbollisti i lartpërmendur i ekipit Madariaga, fillimisht, harroi rregullin bazë të futbollit se duhej të priste bashkëlojtarin e tij që të dilte nga fusha dhe pastaj të hynte në të për ta zëvendësuar atë, kështu që, për këtë veprim të tij, ai mori kartonin e verdhë të parë që, shumë shpejt, u pasua nga kartoni i verdhë i dytë, pasi shau gjyqtarin. Kështu, Alegre, brenda gjashtë sekondave mori dy të verdha dhe, si pasojë, edhe kartonin e kuq, duke u bërë, kështu, një hit i vërtetë jo vetëm në Argjeninë, por edhe përtej saj.

Sfidanti.al