Suksesin e ka arritur këtë sezon, madje shumë më tepër sesa e priste ai vetë, familja, tifozët dhe trajneri. Armando Broja është një nga erat e Premier Ligës në 2021-2022, diçka e madhe për një lojtar në moshë të vogël 20-vjeçare, dhe që ishte në dyshim të paktën deri në verë. Gjithsesi, pas shpërthimit me Sauthemptonin duket se po vjen ai momenti që bën dallimin për futbollistët. Klubi i Anglisë Jugore ka nisur bisedimet me Çelsin për të blerë përfundimisht kartonin, diçka që e pohoi trajneri Hazenhytl. Tekniku austriak thotë se Broja është në ambientin e duhur tek Sauthemptoni ku mund të rritet pa qenë nën presion të madh. “Kur vijnë transferime në klube të mëdhenj dhe me rroga tepër të larta, aty nis një presion i madh dhe shumë lojtarë nuk ia kanë dalë që ta përballojnë, – thotë Hazenhytli, – Broja është në pozicionin e duhur tek Sauthemptoni. Ai nuk ka presion, ai është i përshtatur dhe kjo do ta ndihmojë që të rritet”.
Sfidanti.al