Nga goja e tij kanë dalë vetëm disa fjalë që ne i dimë, ato që “deri në fund të sezonit do të jem këtu ku jam dhe do të luftoj për të fituar Championsin”. Kilian Mbape, po ashtu verën e kaluar, theksoi se i pëlqen të provojë gjëra të reja në jetë, diçka që nënkupton një kalim të mundshëm këtë vit tek Reali i Madridit. Nga Franca, ndërkaq, shkruhet se sulmuesi 23-vjeçar nuk është kundër që të rihapë bisedimet me Paris SG për një kontratë të re. Akordi i tanishëm përfundon në verë. Është e qartë se drejtuesit e PSG-së po bëjnë çmos për këtë, duke u përpjekur të ndikojnë edhe tek familjarët, por thjesht nuk dihet nëse këto lajme kanë ndonjë të vërtetë apo thjesht ndonjë kontakt të kërkuar nga klubi. Përshtypja është se Mbape dhe Reali mund ta kenë një akord verbal, dhe kampioni i botës është aq serioz sa t’i qendrojë fjalës.
Sfidanti.al