Dy barazime mjaftojnë për të larguar një trajner, Cungu ikën nga Laçi!

Armando Cungu nuk është më trajner i Laçit. Tekniku shkodran është larguar nga detyra pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kësaj të diele në Superligë ndaj Kastriotit. Burime në klubin kurbinas bëjnë me dijë se Cungu ka pasur një përplasje me presidentin Pashk Lasku, i cili mesa duket nuk ka qenë i kënaqur me rezultatin. Laçi barazoi edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, 1-1 në fushën e Bylisit. Cungu u caktua trajner i Laçit në tetor 2019, duke u kualifikuar për në Ligën e Europës. Sezonin e nisi mirë duke kaluar një tur në Europë, por fillimi i kampionatit nuk i ka pëlqyer presidentit Laska. Trajneri shkodran e ka drejtuar Laçin edhe 6 vjet më parë duke fituar Kupën e Shqipërisë, ndërsa ka qenë edhe në stolin e Vllaznisë e të Kukësit.

Sfidanti.al