Tirana po kalon një moment tepër të vështirë, teksa humbja 0-4 ndaj Egnatias, rezultoi fatale për trajnerin Gugash Magani, i cili dha dorëheqjen. Drejtuesit bardheblu kanë kontaktuar Klodian Duron dhe me shumë gjasa do të jetë ai timonieri i ri i Tiranës, por nuk mungojnë dhe alternativat e tjera. Në ditët në vijim pritet të ketë një vendim zyrtar për sa i përket “timonierit” të ri të kryeqytetasve. Vlen të theksohet fakti se Duro është një njohës i vjetër i ambientit bardheblu, teksa ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës për shumë vite duke u shpallur edhe kampion.
sfidanti.al