Drejtuesit e Realit patën të drejtë që nuk e morën Ikardin

Emri i tij nuk ishte i njohur në “Santiago Bernabeu”, përkundrazi. Në disa raste, Reali diskutoi për ta marrë Mauro Ikardin, por në asnjë rast transferimi nuk u krye. Gazeta “Marka” shkruan se drejtuesit e klubit patën kërkesa nga trajnerët, të cilët vlerësonin nivelin teknik të sulmuesit, por përgjigja nga “lart” ishte gjithnjë e njëjta: “Nuk mund ta marrim këtë lojtar, dhe jo për faj të tij”.

Faji i vetëm i Ikardit, nënkupton “Marka” është martesa me Uanda Narën, dhe kjo ka qenë arsyeja që presidenti Perez dhe drejtuesit e klubit ia kanë hedhur poshtë kërkesën trajnerëve. Duket se po kjo është arsyeja që Interi vendosi, nëpërmjet Bepe Marotës, që t’i hiqte Ikardit shiritin e kapitenit. Kjo, pas kritikave që gruaja e tij, njëkohësisht menaxherja, i bëri lojës së skuadrës së politikave të klubit. Koha duket se i ka dhënë të drejtë drejtuesve të Realit.

Sfidanti.al