Dinamo do të bëjë “pazar” në Kosovë

Te Dinamo nuk do të kursehen në merkaton e dimrit. “Blutë” në javët e fundit ia kanë dalë të sigurojë rezultate pozitive, ndrërsa për të katërtën ndeshje radhasi nuk kanë pësuar gol. Dritan Mehmeti duket se ka gjetur “kurën “ e duhur për “nëndetësen” e cila tashmë ëhstë në luftë” për një vend në “Final-Four”. Sigurisht se skuadra ka nevojë për përforcime dhe duket se te Dinamo i kanë piketuar të preferuarit e Mehmetit.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se njëri prje lojtarëve që ndodhet në listën e drejtuesve është edhe ish-mesfushori i Tiranës, Vesel Limaj. Ky i fundit aktualisht mban veshur fanelën e Ballkanit, i cili drejtohet nga Ilir Daja. Limaj nuk ka minutat e dëshiruara dhe se nuk i aka dalë do ttë gjejë një fanelë titullari te kampionët e Kosovës dhe në këtë mënyrë mund të mbyllë marrëveshjen me ekipin nga Suhareka. Një transferim i mundshëm i Limajt te Dinamo do të bënte “top” mesfushën e “Bluve”.

sfidanti.al