Faza e dytë e Abissnet Superiore shtyhet me 24 orë për shkak se e diela (2 nëntor ) është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Faza e dytë nis të hënën nl orën 14:00 me ndeshjen mes Tiranës dhe Bylisit.
Po të hënën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera në orën 17:00. Sfida mes Dinamo City dhe Teutës, e cila është vendosur që të luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja mes Flamurtarit dhe AF Elbasanit do të luhet në po të njëjtën orë, 17:00.
Ndryshime do të prekin dy takimet e fundit të javës së dhjetë të Abissnet Superiore, të cilat do të luhen të martën në orën, 16:00 dhe jo në 17:00 siç ishte vendosur pak ditë më parë. Sportdashësit në vend do të kenë mundësi që të ndjekin takimin mes Egnatias dhe Vllaznisë dhe sfidën mes Vorës dhe Partizanit.
Të Hënën
Tirana-Bylis 14:00
Dinamo City-Teuta 17:00
Flamurtari-AF Elbasani 17:00
Të Martën
FK Vora-Partizani 16:00
Egnatia-Vllaznia 16:00
sfidanti.al

