Dinamo City në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore është lajmi i vërtetë i këtyre 8 javëve kampionat. Ilir Daja duket se i ka shtuar një marsh skuadrës blu që me suksesin ndaj kurbinasve arrin të tregojë muskujt për të bërë një hap shumë të madh drejt zonës së rëndësishme ku vetëm 4 skuadra në fund do të marrin trofeun e tyre minimal. Ky është një nga rastet e pakta të futbollit tonë të “varfër” në raste suksesi, që strategjia e klubit u jep të drejtë njerëzve të cilët lëvizin fijet dhe për të arritur deri këtu, ata kane mësuar nga gabimet e së shkuarës. Sot Dinamo duket se ka implementuar me sukses strategjinë e Egnatias për të afruar lojtarë me peshë dhe jo emra sa për të mbushur organikën dhe ndoshta ky është shembulli që duhet të ndjekin të gjithë në Superioren tonë modeste.
Nga Pirro Bardhyli