Merkatoja nuk ndalet për klubin e Dinamos që forcon organikën me një emër të ri. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Bakary Goudiaby, i cili është lojtari më i ri i skuadrës së Di Biagios. Njoftimin e bën klubi blu që tashmë nuk mund të konsiderohet më skuadra kryeqytetase.
Lojtari së fundmi ka qenë pjesë e Teungueth Fc, skuadër që bën pjesë në premierligën e Senegalit, ndërsa Goudiaby është pjesë edhe e kombëtares U20 të Senegalit. Afrikani që vjen me kosto zero pasi kontrata e e tij kishte përfunduar, do të bashkohet menjëherë me ekipin për t’i dhënë një dorë teknikut italian i cili e nisi sezonin në Superiore me dy humbje, fillimisht me Tiranën e më pas me Skënderbeun.