Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Italisë në Monza, takimi i 15 i botërorit të Formula 1. Sukses që e bën holandezin pilotin rekordmen me 10 fitore rresht brenda një sezoni, arritje që nuk e ka regjistruar asnjë pilot më parë ndërsa Vettel dorëzon rekordin duke zbritur në vendin e dytë me 9 fitore.
Vendi i dytë shkon për një makinë tjetër Red Bull, atë të Sergio Perez ndërsa podiumin e plotëson ferraristi Carlos Sainz që nuk arriti të ruante pozicionin pas Verstappen edhe pse arriti të regjistronte kohën më të shpejtë në provat zyrtare. Ky është podiumi i parë sezonal për iberikun që la pas shokun e skuadrës Charles Leclerc.