Georginio Wijnaldum nis karrierën në Arabi bashkë me Steven Gerrard

Skuadra Al-Ettifaq ka zyrtarizuar blerjen e holandezit nga PSG, Georginio Wijnaldum për 10 milionë euro. Ish-mesfushori i Romës vihet nën urdhrat e Steven Gerrard, duke u larguar për herë të parë nga futbolli europian. Ai ka firmosur kontratë trevjeçare, pra deri në vitin 2026.

Por Wijnaldum nuk gjen vetëm Steven Gerrard në Arabinë Saudite. Holandezi do të jetë në gjendje të luajë përsëri me Jordan Henderson, ish-kapitenin e tij në Liverpool. Të dy luajtën së bashku për 156 ndeshje për “The Reds”, me pak fjalë, një partneritet që vazhdon në mesfushë.