Dhuratat e Krishtlindjeve për Klopin: Tiago, Shaqiri dhe Milner!

Me shaka thoshte se përforcimi më i mirë i janarit për ekipin e tij do të ishte rikthimi i mesfushorit katalanas. “Transferimi ynë kryesor quhet Tiago Alkantara”, – shprehej Jurgen Klopi, por duket se Liverpuli e mori lajmin e mirë edhe më përpara. Ish-ylli i Barcelonës dhe i Bajernit u kthye në stërvitje të plotë me skuadrën dhe mund të quhet një dhuratë Krishtlindjeje për Klopin. Bashkë me të, në “paketë” janë edhe të dëmtuarit e tjerë që janë kthyer, Xherdan Shaqiri dhe Xhejms Milner. Kampionët e Anglisë kanë pasur probleme të mëdha me mungesat, dhe ende kanë (Van Dajk, Gomez), madje Tiago mungonte që nga ndeshja me Evertonin, ndërsa në shtator pati edhe koronavirus. Gjithsesi, Klopi është shprehur se nuk do të nxitohet dhe nuk dihet nëse spanjolli do të luajë në ndeshjen ndaj Uest Bromit në 27 dhjetor.

Sfidanti.al