Redknapp del në mbrojtje të Artetës: Është i rrethuar nga të llastuar

Ndërsa të gjithë rrufetë e bubullimat bien mbi Mikel Artetën në stuhinë që shkaktoi humbja ndaj Manchester City në cerekfinale të Kupës së Ligës, ka nga ata që i dolën në mbrojtje trajnerit spanjoll. Një prej atyre që i dolën në krah Artetës ishte pikërisht Pep Guardiola, ndërsa  tani tekniku i Topcinjve merret në mbrojtje edhe nga opinionisti Jamie Redknapp, që në karrierën e tij si futbollitst është aktivizuar në skuadra si Liverpool. Tani, Jamie Redknapp, djali I trajnerit Harry Redknapp është në rolin e komentatorit në Sky Sport dhe pati guxim të thotë atë që shumë të tjerë nuk e bëjnë; trajneri është shitur me lojtarë si David Luiz, Granit Xhaka dhe Mesut Ozil në skuadër.

Rënia e lirë e Arsenalit është realitet. Klubi londinez është në vendin e  dhe vetëm 4 pikë larg zonës së rënies nga Premier League. Arteta vendosi të bëjë ndryshime duke lënë jashtë të tre lojtarët e sinjalizuar si fajtorë. Edhe pse nuk ishin në fushë, Jamie Redknapp nuk ngurroi t’i vërë në shënjestrën e sulmeve të tij .

‘Te Arsenali cdo trajner do ta ketë të pamundur të punojë nëse nuk largohen lojtarë si David Luiz, Granit Xhaka dhe Mesut Ozil-tha Redknapp-është një ekip i mbushur me fëmijë të llastuar në këtë moment. Trajnerit t’i jepet kohë për të hequr qafe lojtarë të  tillë, sepse nëse shkarkojnë trajnerin, kush vjen? Kush vjen në vendin e tij do të ketë të njëjtin problem’.

Redknapp tha se largimi i Artetës nuk është zgjidhja e duhur për Arsenalin

‘Sigurisht që mund te vendoset për shkarkimin e trajneritn, por problemi më I madh është grupi i futbollistëve-tha Redknapp-janë vetëm 3-4 lojtarë që nëse je trajner u thua: Mund të besoj te këta futbollistë’.

Sfidanti.al