Deshamp bojkoton takimin e kombëtares ’98, yjet sulmojnë presidentin

Emanuel Peti, njëri nga protagonistët e fitores së Kupës së Botës 24 vjet më parë, nuk e kafshoi aspak gjuhën, por tha atë që mendonte. Ish-ylli i kombëtares së Francës së vitit 1998, deklaroi se nuk dëshironte t’ia përmendte as emrin presidentit të Federatës, Noel Lë Graet. “Ky personazh nuk meriton as që të përmendet me emër, – thota ai, – më vjen turp që jam pjesë e të njëjtës familje bashkë me të, të familjes së futbollit francez. E urrejmë”. Peti foli në shumës duke iu referuar ndoshta gjithë brezit të tij. Ndërkaq, thirrje për dorëheqje të Lë Graetit kanë ardhur nga brenda Federatës, pikërisht nga Patrik Anton, presidenti i Këshillit Kombëtar të Etikës. Të paktën, kështu raporton “L’Ekipi”. Ndërkaq, jepet lajmi  se trajneri i sotëm i kombëtares, Didie Deshamp, nuk do të jetë në takimin e brezit që doli kampion i botës në 1998, ku bën pjesë edhe Zidani, të cilin e ofendoi presidenti Lë Graet.

Sfidanti.al