Deschamps refuzon milionat e Arabisë Saudite

Didier Deschamps ka refuzuar një ofertë marramendëse vetëm pak javë pas largimit nga stoli i Francës. Trajneri 57-vjeçar, i cili mbylli aventurën 14-vjeçare me “Gjelat” pas Kupës së Botës 2026, nuk është tunduar nga milionat e Arabisë Saudite. Sipas raportimeve, Al-Ahli i ka ofruar një kontratë me një pagë rekord, që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë.

Megjithatë, Deschamps i ka thënë “jo” klubit saudit, pavarësisht ofertës së jashtëzakonshme financiare. Burime pranë Al-Ahlit bëjnë të ditur se palët kanë pasur mospajtime, sidomos sa i përket vendimmarrjes strategjike për projektin sportiv. Kjo ka bërë që negociatat të ngecin dhe marrëveshja të duket gjithnjë e më e pamundur. Ish-trajneri i Francës besohet se dëshiron të presë një ofertë nga një klub i madh evropian përpara se të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij.