Dembele nuk heq dorë nga tekat, i kërkon trajnerit Tuhel vendin si titullar tek Çelsi

Pak pritet që t’ia pranojnë dhe ai duhej ta kishte ditur këtë që më parë. Usman Dembele sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona, por beteja e tij për të qenë titullar në Londër është padyshim e humbur. Gjithsesi, me anë të agjentit të tij, ai u ka kërkuar drejtuesve të Çelsit që t’i japin garanci se do të luajë si titullar nëse bashkohet me ta. Në një ekip ku është ende Romelu Lukaku (që mund të largohet), Timo Verner, Pulishiç apo edhe Armando Broja, vështirë se Tuheli t’i japë Dembelesë një konfirmim të tillë. Si i bëhet nëse francezi bie nga forma? Si i bëhet nëse ndryshojnë skemat apo nëse sulmuesit rivalë brenda skuadrës punojnë më fort sesa ai?!

Sfidanti.al