De Jong drejt largimit nga Barcelona

Frenkie De Jong është i gatshëm për t’u larguar nga Barcelona verën e ardhshëm. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, mesfushori holandez do të shqyrtojë ofertat, duke pasur parasysh vështirësitë në vazhdimin e bashkëpunimit me katalanasit. Tre klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për De Jong janë Paris Saint-Germain në Francë, Manchester City dhe Chelsea në Angli. Megjithatë, së fundmi raportohet se holandezi është duke u ndjekur me vëmendje edhe nga Manchester United.

sfidanti.al