“Neymar do të kthehet te Santosi”

Presidenti i klubit brazilian të Santosit, Marcelo Teixeira, ka folur në ESPN për të ardhmen e “yllit” të “Seleçaos”, Neymar, që ka kontratë me skuadrën arabe Al Hilal, por që për shkak të një dëmtimit të rëndë do të kthehet në fushë vetëm sezonin e ardhshëm. Ai konfirmoi bisedat me lojtarin, që është në fazë riaftësimi. “Ishte një bisedë e shkurtër, por bisedat e shkurtra janë gjithmonë ato që kanë efekt pozitiv. Ai duhet të rikuperohet sa më mirë. Për të luajtur këtu duhet të rikuperohet. Përvoja e tij do të vazhdojë dhe më pas do të vijë këtu”, ka rrëfyer ai. Neymar ishte i pranishëm në stadiumin e Santosit një ditë më parë duke përkrahur skuadrën e tij në fitoren 1-0 kundër Corinthiansit.

sfidanti.al