Akuzat nga Vlora kundër Elbasanit, Nevil Dede: Qentë le të lehin…

Elbasani ka qenë në epiqendër të polemikave gjatë javës së fundit, pasi verdheblutë barazuan kundër Flamurtarit. Pas mënyrës rokamboleske në të cilën erdhi barazimit mes dy skuadrave, nga vlonjatët erdhën akuza të rënda për favorizim të verdhebluve gjatë këtij kampionati në Kategorinë e Parë. Megjithatë, duket se elbasanasit kanë lënë pas krahëve ato situata dhe e dhanë përgjigjen në fitoren e djeshme me shifrat 3-1 ndaj Tomorit në transfertë. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën që vazhdon të ndjekë Bylisin në luftën për kreun e renditjes sidomos si një përgjigje për të gjithë kritikët. Kjo duket edhe nga postimi në rrjete sociale i trajnerit të Elbasanit, Nevil Dede. Ky i fundit ka shpërndarë një foto me skuadrën me një mesazh të qartë. “Qentë le të lehin, karvani verdheblu të ecë përpara”, shkruante trajneri poshtë saj.

sfidanti.al