Humbja e rëndë e Bayern Munchen në Leverkusen për ndeshjen e kreut ka lënë pas shumë zhgënjim por administratori i klubit bavarez e pranon me sportivitet që “aspirinat” e merituan fitoren pasi ishte skuadra më e mirë në fushën e lojës. Jan-Christian Dreesen deklaroi në një intervistë disa orë pas ndeshjes:
“Jemi të zhgënyer pas humbjes por Leverkusen ishtë më i mirë se ne edhe pse e nisëm ndeshjen me ritmin e duhur. E humbëm kontrollin e ndeshjes por për fat të mirë duhen edhe 13 javë nga fundi e Leverkusen mund të gabojë në një apo dy ndeshje. Nuk do të dorëzohemi dhe duhet të riorganizohemi për të shikuar përpara. Të mërkurën kundër Lazios është rasti jonë i radhës për të rikthyer normalitetin”.
sfidanti.al