Dardan Vuthaj është lojtari më i ri i skuadrës së Egnatias. Këtë lajm e kanë zyrtarizuar vetë kampionët e Shqipërisë përmes rrjeteve sociale, ku bëjnë me dije se kanë firmosur për dy sezone me sulmuesin 28-vjeçar.
“Përshëndetje!
Klubi ka kënaqësinë të njoftoj se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hypur një “luftëtar” i ri. Dardan Vuthaj ka firmosur për dy sezone duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne.
Presidenti Agim Demrozi i ka uruar mirë se ardhjen sulmuesit i cili vjen pas aventurave me disa skudra të njohura në Itali”, shkruan Egnatia.
sfidanti.al