Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, sulmuesi brazilian, Patrik Robson, vendosi që ta vazhdonte karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke firmosur me skuadrën Hata SC. “Mirë se vini në ekipin tonë, sulmuesi jonë më i ri, Patrik Robson! Jemi të entuziazmuar që i jeni bashkuar ekipit tonë”, shkruan klubi arab në prezantimin e ish-it të Tiranës. Patrik ishte pjesë e Tiranës që prej verës së vitit 2022, ku në 51 ndeshje me fanellën bardheblu, shënoi 15 gola, teksa asistoi edhe 7 herë. Vlen të theksohet fakti se gjatë karrierës së tij sulmuesi 26-vjeçar ka qenë pjesë e futbollit, austrik, azerbajxhanas dhe atij brazilian.
sfidanti.al