Trajneri i Rubin Kazan, Frank Artiga, ka folur së fundmi për “Match TV”, ku u ndal te forma dhe rëndësia e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku. Tekniku i skuadrës ruse nuk i kurseu vlerësimet për sulmuesin kuqezi, duke e cilësuar atë si më të mirin në kampionat. “Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën e Rusisë. Sigurisht, mungesa e Mirlindit krijon një mundësi të madhe për lojtarët e tjerë që të tregojnë vlerat e tyre. Gjithsesi, po presim që Daku të rikthehet në kampin e dytë të trajnimit”, u shpreh Artiga. Mirlind Daku e ka përfunduar kampin e parë përgatitor në një program individual, duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa rikthimi i tij në stërvitje të plota pritet në fazën e dytë të përgatitjeve.
sfidanti.al

