Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive edhe përgjatë kësaj fundjave. Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane kanë marrë minutat e tyre, duke realizuar edhe gola.Mirlind Daku ishte vendimtar me golin e tij ndaj Baltikas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi për skuadrën e Rubin Kazan në minutën e 7-të. Sfida përfundoi 0-1, me golin e sulmuesit nga Gjilani që i dhuroi fitoren skuadrës së tij. Golat këtë fundjavë erdhën edhe nga Kombëtarja U21, aty ku Cristian Shpendi dhe Tim Civeja realizuan me skuadrat e tyre. Shpendi shënoi golin e dytë për Cesenan në transfertën e Recanatese, në minutën e 7-të.
Ndërsa Tim Civeja realizoi në fitoren 4-0 të skuadrës së tij Saarbrucken ndaj Freiburg II. Mesfushori kuqezi shënoi golin e katërt të sfidës në minutën e 92-të. Në Itali, Berat Gjimshiti la pas dëmtimin e pësuar në takimin ndaj Torinos dhe u aktivizua nga minuta e parë ndai Milanit. Kapiteni kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në fitoren e Atalantës ndaj Milanit 3-2, duke u vlerësuar si nJë prej lojtarëve më të mirë në fushë. Në Angli, Armando Broja u aktivizua si titullar me Chelsean duke luajtur për 66 minuta në ndeshjen ndaj Evertonit. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Keidi Bare dhe Arbnor Muja.
sfidanti.al