Një lajm shokues mëngjesin e sotëm ka shtangur gjithë botën e futbollit në rajon, pasi në moshën 34 vjeçare është ndarë nga jeta ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Celikovic. Lajmin e kanë bërë të ditur nga akademia e futbollit në vendlindjen e tij, Konavljanini, në të cilën kroati punonte. Ivan Celikovic ishte pjesë e Shkëndijës nga viti 2017 deri në vitin 2018 dhe regjistroi 20 paraqitje me fanellën e kuqezinjve. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, Inter Zapreshicin, Solinin dhe Konavljaninin, në akademitë e të cilëve punoi deri në fund.
sfidanti.al