Cristiano Ronaldo ka rënë dakord me klubin saudit Al-Nassr për të zgjatur kontratën e tij edhe me një sezon deri në qershor të vitit 2026. Dy palët kanë arritur një marrëveshje “e cila megjithatë ende nuk është nënshkruar, njoftimi zyrtar do të bëhet në ditët në vijim. Ky është lajmi që vjen nga Arabia Saudite nga burime pranë klubit të Al-Nassrit. Cristiano Ronaldo, i cili mbushi 40 vjeç javën e kaluar, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Al-Nassr në fund të dhjetorit 2022, pas Kupës së Botës në Katar, duke u bërë emri i parë i madh në futboll që iu bashkua ligës saudite. Ai ka luajtur 90 ndeshje për Al-Nassr, duke shënuar 82 gola dhe duke dhënë 19 asistime. Sipas renditjes së hartuar nga revista amerikane Forbes, në vitin 2023 ai ishte sportisti më i paguar në botë me 136 milionë dollarë, nga të cilat 46 milionë vinin vetëm nga paga. Verën e kaluar, pesë herë fituesi i Topit të Artë shprehu dëshirën për të përfunduar karrierën e tij në Al-Nassr.
sfidanti.al